Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se nuk do ta largojnë Albena Reshitaj nga partia.
Reshitaj kishte dal kundër vendimit të partisë së Ramush Haradinajt, duke e votuar Vjosa Osmanin për presidente.
Në AAK, kishte diskutime nëse ajo duhet të përjashtohet nga ky subjekt politik.
“AAK ka tetë deputetë. Ne as nuk do të mund t’i kishim ndaluar zgjedhjet e as ta dërgonim vendin në zgjedhje. Unë mendoj që kjo është çështje e mbyllur. Reshitaj është pjesë e Aleancës. Nuk mendoj se ka qenë veprim i duhur. Në demokraci këto gjëra ndodhin. Nuk ka qenë as e para dhe as e fundit”, tha ai në TV Dukagjini. /Insajderi.com