Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta respektojë vendimin e kryeministrit, Avdullah Hoti, që të hënën të punohet.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nëpunësit e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë të lirë të hënën për shkak të festës së flamurit.
“Të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar”, ka shkruar ai në Facebook.
Vendimin e Hotit është duke e sfiduar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës. Përmes një kumtese deklaruan se e hëna është pushim. /Insajderi.com