AAK nuk heq dorë nga presidenti edhe pas rrëzimit të Qeverisë Hoti

AAK nuk heq dorë nga presidenti edhe pas rrëzimit të Qeverisë Hoti

Nënkryetari i Aleancës Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë si partie e vetme, pasi sipas tij janë parti e konosoliduar mirë, njofton Insajderi.

Isufi tha se nuk e ndryshojnë qëndrimin se kreu i tyre, Ramush Haradinaj, është i duhuri për postin e Presidentit të vendit.

“Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme shkojmë të përgatitur dhe për të udhëhequr vendin. Në këto zgjedhje do të dalim si AAK sepse jemi parti e konsoliduar mire”.

“Po ashtu jemi të përgatitur që të udhëheqim edhe Qeverinë e Kosovës. Sa i përket Haradinaj për president ne e mbajmë të njëjtin qëndrim. Ai meriton të jetë president i vendit”, tha ai gjatë një konference për media.

Ndërsa, sa i përket kandidatit për kryeministër, ai tha se ende janë në konsultime./Insajderi.com