AAK nuk përfshihet procesin e votimit të Komisionerit Informim dhe Privatësi

AAK nuk përfshihet procesin e votimit të Komisionerit Informim dhe Privatësi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do të marrë pjeë në procesin për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kështu ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, raporton Insajderi.

“Agjencia për informim është një institucion që duhet të ketë një individ i cili ka integritet të lartë dhe që është profesional”, tha Lekaj.

Sipas, Lekaj, partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje “e ka kapur shtetin”.

“Fillimisht është kërkuar që në panelin përzgjedhës duhet të jenë vetëm nga një përfaqësues i të gjitha partive. Por me insistimin e deputetëve të LVV-së thuhet se pjesë e panelit kanë qenë të gjithë anëtarët e Komisionit për Siguri, atëherë opozita është larguar nga ky process”.

“LVV bashkë me Listën Serbe kanë mbështetur një kandidat i cili është vlerësuar i dobët në konkurse. Nëse votohet sot kjo pikë, LVV me të drejtë e ka kapur shtetin, po e pyes LVV-në a jeni lodh me shkarkime dhe ngarkime? Bollni më se e keni tepruar”, ka thënë Lekaj. /Insajderi.com