AAK nuk tërhiqet nga posti i presidentit

AAK nuk tërhiqet nga posti i presidentit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar të këmbëngulë se posti i presidentit i takon kryetarit të këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Xhafer Gashi, nënkryetar i AAK-së, ka thënë se Haradinaj është kandidat i denjë për postin e presidentit.

“Zgjedhja e Presidentit, mendoj që i takon Aleancës duke e llogaritur në formulat të cilat janë në bashkëqeverisje, tani për tani e kanë edhe kryeministrin dhe kryeparlamnetarin. Pastaj kandidati i cili pretendohet të jetë president është Ramush Haradainaj dhe unë konsideroj se që është një kandidat i denjë”, tha ai për EO.

“Nuk ka kompromis për postin e presidentit”, sipas Gashit.

“Unë mendoj që në politikë ka kompromise, por mendoj që kërkesa e Aleancës në këtë rast është e arsyeshme që Haradinaj të jetë president”, theksoi ai. /Insajderi.com