AAK nuk voton askënd pos Haradinajt për president

AAK nuk voton askënd pos Haradinajt për president

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të thotë që posti i presidentit duhet t’i takojë këtij subjekti politik, derisa njoftojnë se kjo parti nuk ka vota për ndonjë kandidat tjetër potencial për president të vendit, transmeton Insajderi.

Smajl Latifi nga AAK ka thënë se Ramush Haradinaj është figurë unifikuese për spektrin politik në Kosovë, ndërsa zgjedhjen e tij si president e sheh si zgjidhje më të mirë në situatën nëpër të cilën po kalon vendi.

“Aleanca me kandidaturën e zotërit Haradinaj për president ka dërguar një mesazh të arsyeshëm të qartë është një ofertë serioze kandidatura e Haradinaj për president dhe besoj që i mbetet tash forcave politike qoftë ato që janë në koalicionin qeverisës, qoftë edhe opozitës që t’i japin një zgjidhje ose një epilog çështjes së zgjedhjes së presidentit. Mendoj se Ramush Haradinaj i plotëson kushtet për të ushtruar një përgjegjësi të lartë për të qenë shef i shtetit edhe i plotëson edhe kriteret edhe njerëzore edhe morale edhe kombëtare por edhe është personalitet i cili luan edhe rolin e një figure i cili e unifikon spektrin politik. Mendoj se zgjedhja e tij mund të jetë një zgjedhje e mirë edhe mendoj që Kosova në kontekstin ku është sot duke marr parasysh edhe zhvillimet”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se partia nga ai vjen nuk ka vota për ndonjë kandidat tjetër përveç kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Si Aleancë ne tashmë e kemi kandidatin për president i cili bënë mirë dhe i bënë nder për proceset për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova….Unë mendoj që Ramush Haradinaj do zgjidhet president nëse do të kemi një kandidaturë tjetër ne do ulemi dhe ta bisedojmë brenda forumeve partiake dhe është vështirë që do të gjendet edhe një personalitet tjetër ku Aleanca mund t’ia jap votën dikujt tjetër për president…ne po punojmë me forcat tjera politike që të arrihet një konsensus që Ramush Haradinaj ta marr miratimin e deputetëve për president ”, u shpreh tutje Latifi. /Insajderi.com