AAK organizon sot pritje në sheshin ‘Zahir Pajazit’ për Ramush Haradinajn

AAK organizon sot pritje në sheshin ‘Zahir Pajazit’ për Ramush Haradinajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot në ora 19:00 ka organizuar prite për liderin e kësaj partie Ramush Haradinaj, i cili sot është liruar, nga Gjykata franceze ku po qëndronte që nga 4 janari.

“Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19:00 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar”, thuhet në njoftimin e AAK-së

Sipas një njoftimi të kësaj partie, ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

“Drejtësi edhe mund të vonojë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, siç ndodhi sot me Ramush Haradinajn”, thuhet më tutje në komunikatën e kësaj partie./Insajderi.com