AAK paraqet programin për Prishtinën – Haradinaj: Prishtinën duhet ta udhëheq një trim si Dauti

AAK paraqet programin për Prishtinën – Haradinaj: Prishtinën duhet ta udhëheq një trim si Dauti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur anëtarë, bashkëpunëtorë dhe simpatizantë të saj për të prezantuar programin për Prishtinën dhe kandidatin për kryetar, Daut Haradinaj.

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj me këtë rast u shpreh se vëllai i tij do të fitojë zgjedhjet me 17 tetor dhe do ta udhëheq kryeqytetin, ngase siç tha ia, Dauti e ka përvojë dhe guximin e nevojshëm.

“Prishtina ka rrënjë të thella sepse rrënjët e thella dhe të mira kam pasur fatin t’i njoh edhe unë e këto rrënjë i ka me traditë. Prishtina ka shumë shpirt dhe nuk e ka humbur edhe në kohën e bombardimeve, ka prishtinali të suksesshëm, ka gjak të ri sepse i vjen nga e gjithë Kosova”.

Në prezantimin e programit mediat nuk u lejuan të marrin pjesë.

Në garë për Prishtinën përveç Haradinajt janë edhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Uran Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Selim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje akoma nuk ka zyrtarizuar akoma asnjë kandidaturë. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor./Insajderi.com