AAK për kërcënimet e Vuçiqit: Ilaç është veç taksa 100%

AAK për kërcënimet e Vuçiqit: Ilaç është veç taksa 100%

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së taksës ndaj të gjitha produkteve me origjinë serbe, njofton Insajderi.

Këtë kërkesë Nitaj e bëri pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se mund të ketë konflikt në rast se nuk arrihet marrëveshje me Kosovën.

“Qeveria e Kosovës duhet me urgjencë të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së taksës, ndaj të gjitha produkteve të Serbisë, nëse deklarimet publike – kërcënuese dhe luftënxitëse të krerëve të Serbisë vazhdojnë ndaj Kosovës”, shkroi Nitaj në rrjetin social Facebook.

Ai tutje ka thënë se nëse Serbia vazhdon ta kultivojë frymën destabilizuese dhe kërcënon me luftë Kosovën, duhet që paraprakisjt të njoftohet zyrtarisht edhe SHBA-ja, BE-ja dhe NATO se Kosova seriozisht po e shqyrton mundësinë e rikthimit të taksës.

Reagimi i tij i plotë:

Per kercenimet me lufte te Vuçiqit, ilaç eshte veç TAKSA 100% – t’kota jane deklarimet tjera.

Qeveria e Kosoves duhet me urgjence te shqyrtoje mundesine e rivendosjes se takses, ndaj te gjitha produkteve te Serbise, nese deklarimet publike – kercenuese dhe luftenxitese te krereve te Serbise vazhdojne ndaj Kosoves.

Paraprakisht, te njoftohet zyrtarisht edhe ShBA, BE & NATO se Kosova seriozisht po e shqyrton mundesine e rikthimit te takses, nese Serbia vazhdon ta kultivoje frymen destabilizuese dhe kercenon me lufte Kosoven. /Insajderi.com