Profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Shemsedin Dreshaj, i është bashkuar listës së kandidatëve për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin për këtë e ka bërë funksionari i lartë në AAK, Daut Haradinaj.
“Listës së AAK-së i bashkohet profesor doktor Shemsedin Dreshaj nga Peja, nip i Bajraktarit të Rugovës”, th ai.
AAK deri më tash nuk ka deklaruar se do të ketë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike. /Insajderi.com
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3498676820185421