AAK-PSD u bënë bashkë për të fituar, por ia vodhën votat njëra-tjetrës

AAK-PSD u bënë bashkë për të fituar, por ia vodhën votat njëra-tjetrës

Rinumërimi i votave në 314 vendvotime në mbarë Kosovën ka nxjerrë në pah manipulime masive me votat gjatë  zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor.

Sipas disa fletëvotimeve të publikuar nga KQZ, shihen vjedhjet e votave në mes kandidatëve të të njëjtës subjekt politik apo koalicion, shkruan Insajderi.

Bëhet fjalë për kandidatët për deputet të koalicionit AAK-PSD. Ku votat e kandidatëve të PSD-së janë vjedhur nga kandidatët e AAK-së, shkruan Insajderi.

Kështu në bazë të formularëve të publikuar nga KQZ, në vendvotimin (1818 e 02D), kandidati për deputet Dardan Sejdiu është dëmtuar për 20 vota, derisa ato i kanë shkuar kandidates për deputete nga AAK, Albena Reshitaj, ku nga një votë Albena Reshitaj i shënohen 20 vota.

Ndërsa, kandidatit për deputet nga AAK, Muharrem Nitaj nga zero vota i shënohen 24 vota.

Poashtu, kandidates për deputete nga radhët e PSD-së, Time Kadries nga 9 vota i shënohen zero.

Ndërsa, Kaqusha Jasharit nga zero vota i shënohen 9 vota./Insajderi.com