AAK ripërsërit kërkesën: 100 euro për çdo qytetar

AAK ripërsërit kërkesën: 100 euro për çdo qytetar

“100 euro për çdo qytetar”, ishte kërkesa e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, që të jetësohet gjatë vitit 2021.

AAK në prill kishte propozuar që çdo qytetar të marrë nga 100 euro si ndihmë për krizën sociale të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Konsiderojmë̈ se kjo do të jetë një ndihmë direkte gjithëpërfshirëse për secilën familje në Kosovë bazuar në numrin e anëtarëve të familjes”, tha Abrashi.

Kuvendi e Kosovës po mbahet seanca ku do të hidhet në votim propozim projekt-buxheti për vitin 2021. /Insajderi.com