Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Haxhi Shala, ka njoftuar se sot kësaj partie i janë bashkuar mbi 50 ish-anëtarë të forumit të rinisë dhe bashkëudhëtarë të ish-subjektit në Vushtrri, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Shala tha se të gjithë së bashku janë mobilizuar për të kërkuar votë në çdo cep të Vushtrrisë dhe Kosovës, votë për AAK-në dhe Ramushin President.
“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot, i janë bashkuar edhe mbi 50 ish anëtarë të forumit të rinisë dhe bashkudhëtar të ish subjektit në Vushtrri”, ka shkruar ai.
“Të gjithë së bashku, janë mobilizuar për të kërkuar votë në çdo cep të Vushtrrisë dhe Kosovës, votë për AAK-në dhe Ramushin President. Rinia është shtylla e shtetit. Na priftë e mbara! Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim”, është shprehur tutje Shala. /Insajderi.com