AAK thotë se hulumtimi ndaj Abrashit dhe aktakuza ndaj Lekajt janë sulme politike

AAK thotë se hulumtimi ndaj Abrashit dhe aktakuza ndaj Lekajt janë sulme politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë përmes një njoftimi për media i ka cilësuar si sulme me qëllime politike raportimet për nënkryetarin e AAK-së Gazmend Abrashin dhe ngritjen e aktakuzës kundër Shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie Pal Lekaj.

“Ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt, nënkryetar i AAK-së, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i janë bërë gjatë disa ditëve të fundit Gazmend Abrashit, po ashtu nënkryetar i AAK-së, pikërisht tani kur Kosova po përgatitet për zgjedhje, s’ka asnjë dyshim se janë të kalkuluar mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së e për hesap të kundërshtarëve politikë të saj”,thuhet një njoftimin e AAK-së.

Urdhri i paligjshëm i Gazmend Abrashit ndaj punëtorëve

Për AAK-në publikimi i veprave “ordinere” të ndodhura më parë është krejtësisht për qëllime politike.

“Pa dashur që të mohojmë as rendin e as ligjin, memontumi i përzgjedhur që të goditen Lekaj e Abrashi, dhe atë për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, është krejtësisht transparent se po bëhet për hesape politike”, thuhet në njoftim.

Ngrihet aktakuzë kundër ish-kryetarit të Gjakovës Pal Lekaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjithashtu në këtë njoftim vë në pikëpyetje përse këto çështje nuk janë trajtuar më herët por tani nëse ka pasur fakte për përfshirjen e tyre.

“Nëse prokuroria paska pasur dëshmi që e inkriminojnë Lekajn, ose policia fakte për përfshirjen e Abrashit në veprime komprometuese në lidhje me privatizimin e Hotel Grandit, pse nuk i paskan trajtuar këtë çështje disa vite më herët, po pikërisht tani !”, thuhet në njoftimin e AAK-së./Insajderi.com