AAK thotë se iu ka bashkuar kryesia e Rinisë së Nismës në Drenas

AAK thotë se iu ka bashkuar kryesia e Rinisë së Nismës në Drenas

Haxhi Shala ka kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nga Nisma, por po del se nuk e ka bërë i vetëm.

Tash, pas kalimit të tij, AAK-ja njofton se i është bashkuar edhe kryesia e Rinisë së Nismës në Drenas, njofton Insajderi.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook.

Haradinaj ka theksuar se dyert e partisë janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

“Me deputetin Haxhi Shala dhe kryetarin e AAK-së në Drenas Beqir Kiqina, i uruam mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët, Edmond Thaçit me kolegë. Ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë”, shkruan Haradinaj.