
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se i janë bashkuar mbi 100 anëtarë të rinj, degës në Ferizaj.
Në komunikatën për media thuhet se pensionistë, punëtorë, arsimtarë, studentë, të rinj dhe të reja i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet nga Ferizaj, Xhavit Zariqi.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, njëherazi kandidat për deputetë, Xhavit Zariqi, pasi shpërndau librezat e anëtarësisë, iu uroj mirëseardhje në shtëpinë e Aleancës dhe i falënderoj për mbështetjen, përkrahjen dhe besimin e tyre.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka lidhur koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën dhe Partinë Demokratike të Kosovës./Insajderi.com