AAK: Vetëvendosje ka përgjegjësi ta gjejë mënyrë sesi të arrihet zgjedhja e presidentit

AAK: Vetëvendosje ka përgjegjësi ta gjejë mënyrë sesi të arrihet zgjedhja e presidentit

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, deklaroi pas mbledhjes së kryesisë të këtij subjekti politik se zgjidhja e çështjes së presidnetit i takon Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.

Ky qëndrim erdhi pasi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

“I takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta gjejë formulën për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Nitaj.

Nitaj shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë parti opozitare gjatë kësaj legjislature.

“Qëndrimi i AAK-së mbetet që të jetë opozitë konstruktive në tema nacionale. Besojmë që do të jemi konstruktiv në funksion si në parlament, qoftë në selinë e AAK-së”. /Insajderi.com