AAK vlerëson procesin zgjedhor: Formimi i institucioneve i domosdoshëm

AAK vlerëson procesin zgjedhor: Formimi i institucioneve i domosdoshëm

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarët e degëve të kësaj partie, në një takim të mbajtur sot nën kryesimin e liderit Ramush Haradinaj, kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat më të mëdha të demokracisë në vend, transmeton Insajderi.

Në këtë takim u tha se këto zgjedhje i kanë dhënë një avantazh Kosovës edhe në planin e brendshëm edhe në planin ndërkombëtar.

Më tej u konstatua se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje në kapërcimin e sfidave të saj që janë; liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

“Për t’ju hapur rrugë këtyre objektivave, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit”. /Insajderi.com