AAK zbulon kandidatin për kryetar të Pejës

AAK zbulon kandidatin për kryetar të Pejës

Aleanca për Ardhmëri të Kosovës ka filluar zyrtarizimin e kandidatëve që do të garojnë për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të vitit 2021, njofton Insajderi.

AAK sot ka zyrtarizuar kandidatin për të parin e komunës së Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie ,Ramush Haradinaj, i cili njoftoi se kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës do të jetë Arbër Grabovci.

Njoftimi i plotë:

Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës.

Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja.

Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës. /Insajderi.com