AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Obiliqit

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Obiliqit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Xhelal Krasniqit për kryetar të Komunës së Obiliqit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lideri i partisë, Ramush Haradinaj, tha se “aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes”.

“Xhelali ka mbaruar Medresenë dhe studimet në gjuhën angleze. Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Xhelali njihet si njeri i dashur, i ndershëm dhe me integritet, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën. Suksese e fitore!”.

Komuna e Obiliqit tash e dy mandate udhëhiqet nga AAK-ja. Por, së fundmi kryetari aktual, Xhafer Gashi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë./Insajderi.com