
Bashkim Budakova do të jetë kandidat për Komunën e Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Prezantimin e tij e ka bërë vetë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Biolog me profesion, ai u përkushtua në arsim e gjithashtu ishte afër kërkesave e problemeve të qytetarëve në cilësinë e përfaqësuesit të tyre në Kuvendin Komunal”, e përshkroi atë Haradinaj.
Më tutje, shtoi se “Bashkimi në Lipjan njihet si njeri i dashur dhe i ndershëm, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën, pika kryesore e së cilës është bashkëqeverisja me qytetarët për më shumë punësim e zhvillim”.
“Qytetarët e Lipjanit, kanë rastin që me zgjedhjen e Bashkim Budakovës në krye të komunës, ta kenë një kryetar që do e kthejë normalitetin e qeverisjes në komunë duke shërbyer vetëm për interesat e tyre. Kjo do të ishte histori e re suksesi për ta”. /Insajderi.com