Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili në fillim të seancës së Kuvendit ka pyetur nëse “Kurti është rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa është mbajtur në burg”, shkruan Insajderi.
Abazi ka thënë se Haradinaj duhet të pyetet se kush e ka sjellë atë nga burgu i Francës e drejt e në kryeministri.
Sipas tij, nuk duhet të ekzistojë ajo formë e tentimit të poshtërimit për dikë që ka përgjegjësi e mandat të mbi 50 për qind të popullatës.
“Rrjedhimisht kjo ngritë çështje të cilat Zotëri Haradinajn duhet pyetur se cili shërbim sekret e ka sjellur prej dhomave të burgut në Francë, e drejt e në kryeministri. Duhet me kuptu dallimin mes besimit të mbi 50 për qind të popullit dhe marrëveshjeve të natës dhe të nëntokës që kanë qenë në të kaluarën”, është shprehur Abazi./Insajderi