Abazi i replikon Grenellit: Hoti është kukull

Ish zv-kryeministri, Haki Abazi i ka replikuar emisarit ameirkan për dialogun, Richard Grenell.

Abazi i replikon Grenellit: Hoti është kukull

Ish zv-kryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka replikuar emisarin e Trump-it, Richard Grenell në Twitter.

I dërguari amerikan për dialogun, Grenell, ka njoftuar se Thaçi nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit, por më pastaj ka ardhur reagimi i Abazit.

“Një kryeministër kukull i një qeveri ilegale nuk ka autoritet për të diskutuar apo përfaqësuar askënd në Kosovë. Qeveria e tij ishte krijuar pas shtytjes së deputetëve nga Thaçi në orën 1 të mëngjesit”, ka shkruar Abazi.

Ish zv-kryeministri ka qenë i ashpër në deklarata publike ndaj eksponentëve vendor dhe atyre ndërkombëtarë. /Insajderi/