Abazi ia kthen Mustafës: Hajnia, tradhtia dhe lojërat e ndyta janë profesion i të pafytyrëve

Abazi ia kthen Mustafës: Hajnia, tradhtia dhe lojërat e ndyta janë profesion i të pafytyrëve

Haki Abazi i është kundërpërgjigjur Isa Mustafë, i cili i tha “shko kontrollohu te mjeku”.

Abazi, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kontrollimi te mjeku s’përbën gjë të keqe, njofton Insajderi.

“Mjekësia është profesion fisnik, mjekët janë njerëz të dashur”, ka shkruar Abazi, por, sipas tij, janë disa vese të tjera që s’janë në fisnikërinë e profesionit të mjekut.

“Hajnia, tradhtia e lojërat e ndyta janë profesion i të pafytyrëve dhe gryksav që janë të lidhur me krimin”, ka shkruar Abazi.

Ai e ka përfunduar statusin e tij, çuditërisht, duke kërkuar falje; “Pardon- asgjë personale!”.

Konfrontimi mes Abazit e Mustafës filloi me një status të parë të Abazit ku thoshte se kreu i LDK’së duhet të merret në pyetje për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe Fondin e Tre përqindëshit./Insajderi.com