Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë thirrje e Lëvizjes Vetëvendosje, këtë e ka ripërseritur ish zv-kryeministri Haki Abazi. Por, tash në Kosovë po diskutohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ish zv-kryeministri, Haki Abazi ka thënë se nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, por për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në një postim në Facebook, Abazi ka kundërshtuar idenë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pas rasteve të shumta pozitiv me coronavirus në Kosovë
“Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme. Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme”, shkroi Abazi.
Sot, do të vendoset nëse do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pasi çdo ditë janë mbi 200 raste me COVID-19. /Insajderi.com/