Abazi kritikon ashpër LDK-në

LDK-ja po voton për shkarkimin e Vjosa Osmanit

Abazi kritikon ashpër LDK-në

Ish zv-kryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka kritikuar ashpër strukturën e lartë të LDK-së për propozimin e shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese.

LDK është duke votuar në mënyrë elektronike shkarkimin e mundshëm të Vjosa Osmanit, pasi thonë se ajo nuk po punon për interesat e LDK-së.

Abazi ka shkruar në Facebook një pjesë të veprimeve zyrtare të LDK-së që lidhen me zgjedhjen e Thaçit president dhe tash shkarkimin eventual të Vjosa Osmanit.

Vjosa Osmani ka qenë bartëse e listes së zgjedhjeve të 6 tetorit, diferenca në mes saj dhe LVV-së si parti fituese ishte 1%. /Insajderi/