Kandidati i pavarur për deputet Boiken Abazi dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, të dielën do të votojë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
“Po, ai mori pjesë edhe dje në tubimin tonë përmbyllës, mori pjesë online me një mesazh rreth 10 minuta për të pranishmit”.
Abazi po ashtu u ka bërë thirrje gjithë kosovarëve që kanë shtetësi shqiptare të marrin pjesë në zgjedhjet atje, “për të ndihmuar në fillimin e një ndryshimi”.
“Unë shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë edhe nënshtetësi të vijnë këtu në fundjavë për të dhënë një ndihmë në fillimin e një ndryshimi të madh edhe në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë ai për Kanal 10./Insajderi.com