Abazi: Kushtetuesja duhet ta lexojë seriozisht raportin e PE-së

Abazi: Kushtetuesja duhet ta lexojë seriozisht raportin e PE-së

Ish-zëvendëskryeministri i LVV-së, Haki Abazi ka folur për raportin e BE-së, lidhur me lajmet e rreme, në të cilën përfshihet edhe Kosova, njofton Insajderi.

“Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).

Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se edhe Parlamenti Evropian konfirmon atë që ishte e qartë që me gënjeshtra dhe lajme të rrejshme është goditur demokracia dhe rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Gënjeshtrat e kombinuara e të prodhuara brenda sistemit që ka kapur shtetin dhe ka krijuar sistem kelptokratik, të korruptuar dhe krimit, në bashkëveprim me mediat rozë dhe quazianalist qe dalin të janë avokat e që paguhen nga fondet e vjedhura e të përvetësuara në mënyrë joligjore kanë shembur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe kanë rrezikuar edhe integritetin dhe sovranitetin e vendit”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Gjykata kushtetuese duhet ta lexojë seriozisht raportin e Parlamentit Evropian nëse ende nuk është bindur me faktet e prezantuara se si është atakuar kushtetuta dhe vullneti i sovranit i garantuar me kushtetutë të Republikës.

Ndërkaq, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, studimin e BE-së e ka quajtur përmbajtjesor për të cilin ka thënë se ka kontradikta në kohë edhe në përmbajtje.Bytyçi thekson se Albin Kurti e ka shkarkuar Agim Veliun duke poshtëruar publikisht partinë e LDK-së.

E si kundërpërgjigje, LDK ia kishte dhënë një afat Albinit dhe LVV-së që ta rikthejnë Agim Veliun në pozitë, ose koalicioni i tyre merr fund./Insajderi.com