Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka thënë se në koncertin ku përformoi Goran Bregoviç nuk do të kishte kuptim hareja e gazi pa gazin lotsjellës.
Të dielën në natën e fundit të “Festivalit të Birrës së Korçut”, është hedhur gazi lotsjellës, gjatë kohës sa Bregoviç po këndonte.
“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, ka shkruar Abazi.
Në Kosovë e Shqipëri është kritikuar shumë ftesa që i është bërë Goran Bregoviçit.
Kjo pasi pretendohet se Bregoviçit “ka qëndruar neutral ndaj gjenocideve të Jugosllavisë”.
Për disa javë opinionin shqiptar e ka përcjellur ky debat. /Insajderi.com