Abazi: Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte vëllazëror

Abazi: Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte vëllazëror

Drejtori i qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, thotë se përqafimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë ku u mbajt Samiti për Ballkanin Perëndimor, s’ishte vëllazëror, njofton Insajderi.

Sipas tij, Rama i ka dhënë “përqafim prej boksieri”.

“Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës”, shkruan Abazi në Facebook.

Tutje, ai shton se “grushti erdhi menjëherë pas ‘përqafimit’, në intervistën për ‘ Euronews Serbia ‘, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”./Insajderi.com