
Avdullah Hoti, tashmë zëvendëskryeministri i shkarkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për zëvendëskryeministrin në detyrë, Haki Abazin se është duke nxjerr vrerë ndaj tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se Abazi është duke thënë gjëra të pavërteta ndaj tij, saqë as zogjtë e malit nuk i hanë, përcjell Gazeta Insajderi.
“Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete”, ka shkruar Hoti.
Tutje, Hoti ka thumbuar Abazin duke thënë se ndoshta ka marr detyra të reja për të më sharë sic e ka sharë dikur Vetëvendosjen dhe PDK-në.
“Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne. Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete”, është shprehur Hoti.
Ndër tjera Hoti ka thënë se Abazi në vitin 2018 ka shkuar në zyret e LDK-së dhe ka kërkuar që të futet në strukturat e tyre.
“Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik. Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig”, ka thënë Hoti
Në fund, Hoti ka shkruar se “Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet”. /Insajderi.com