
Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur për dy qeveritë shqiptare, atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, njofton Insajderi.
Abazi, këto dy qeveri aktuale, në Prishtinë dhe atë në Tiranë, i ka cilësuar si rrezik për interesin kombëtar.
Këtë deklarim, ai e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku mes tjerash ka shkruar dhe se qeveria e Kosovës është produkt i asaj të Shqipërisë, e te dyja këto janë të supordinuara nga agjendat e Vuçiqit.
Në këtë mënyrë, Kosova dhe Shqipëria kanë hequr dorë nga të qenurit shtete të pavarura, ka thënë Abazi./Insajderi.com