Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka thënë se shteti, shtetësia dhe interesi kombëtar nuk i subordinohet agjendës që përcakton Presidenti Hashim Thaçi pa koordinim me qeverinë.
“I gjithë spektri i diplomacisë ndërkombëtare është duke parë në shpresë e admirim qeverinë Kurti. Në takimet tona edhe brenda edhe jashtë Republikës sonë. Ata, qytetarët dhe ne, bashkë kemi ndërprerë praktikat e të bërit politikë larg publikut dhe në kundërshtim të interesit të vendit”, ka thënë Abazi.
“LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit”m tha Abazi.
Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës nga LDKj-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se presidenti Thaçi po e kryen punën sipas kushtetutës. /Insajderi.com