Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka sqaruar “ngjyrën e kuqe” që kjo parti po e përdor.
Ai e ka lidhur me gjakun e dëshmorëve, flamurin kombëtar dhe ditën e dashurisë.
Për rreth rrugëve të Kosovës janë vendosur “shamija të kuqe”. Një veprim i tillë është kritikuar.
Abazi përmes një postimi në Facebook sqaroi versionin e tij për këtë simbolikë.
“E kuqja është ngjyra e gjakut, e flamurit dhe ngjyra e trëndafilit të dashurisë! Me 14 shkurt këto të gjitha bëhen bashkë, realizojmë amanetin e gjakut të derdhur, respektojmë flamurin kombëtar para të cilit janë betuar me gjenerata për liri e bashkim, dhe dhurojmë shumë dashuri për njëri tjetrin, dhurojmë shumë ngrohtësi dhe bashkë me ngjyrën e kuqe, me fjongon e kuqe, e të bashkuar shkojmë drejt kutive të votimit për të votuar 127 Lëvizjen VETËVENDOSJE , numrin e REFERENDUMIT për shtetin tone”, ka shkruar Abazi në Facebook. /Insajderi.com