Abazi: Vaksinimi i serbëve në Kosovë kërcënim për vendin

Abazi: Vaksinimi i serbëve në Kosovë kërcënim për vendin

Ish-zëvendëskryeministri dhe anëtari Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi ka reaguar në lidhje me vaksinimin e serbëve të Veriut të financuar nga Serbia, njofton Insajderi.

Abazi krejt këtë ngjarje e ka quajtur kërcënim përbrenda territorit të Kosovës, ku sipas tij përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë.

“Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcenim për sigurinë e vendit”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com