Abazoviq: E kam uruar Kosovën për 17 shkurt, kryetari Tuzit ka bërë propagandë kundër meje

Abazoviq: E kam uruar Kosovën për 17 shkurt, kryetari Tuzit ka bërë propagandë kundër meje

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se e ka uruar Kosovën për 17 shkurt.

Ai shtoi se kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj “ka bërë propagandë” kundër tij.

“Nik Gjeloshaj ka bërë pak propagandë duke thënë që ‘pse se nuk e keni uruar’. E kam një pyetje për të, pse nuk e ka pyetur presidentin Gjukanoviq se  pse nuk e ka publikuar urimin e vet”, tha ai në Klan Kosova.

Abazoviq shtoi se nuk ka pranuar që të hy në Qeveri, pa u nënshkruar marrëveshja që Mali Zi nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.

“Sa i takon Kosovës, ju e dini shumë qartë që nuk kam qenë i gatshëm për të hyrë në koalicion në Qeveri të Malit të Zi pa u nënshkruar marrëveshja që çështja e pavarësisë së Kosovës është e pa prekshme, sa i takon Qeverisë së re”. /Insajderi.com