Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u emërua të premten njeriu i parë i Byrosë për Koordinimin Operacional.
Ky organ u formua në seancën e djeshme elektronike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shkruan Vijesti, transmeton Insajderi.
Abazoviq, i cili është gjithashtu koordinator i shërbimeve të sigurisë, mori mbështetjen e pothuajse të gjithë përbërjes së Këshillit.
Kjo Byro do të jetë përgjegjëse për ekzekutimin dhe zbatimin e konkluzioneve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, përcaktimin e detyrave të sektorit të inteligjencës, koordinimin e veprimtarive të organeve nga ai sektor.
Me krijimin e Byrosë, Mali i Zi, mori për herë të parë një organ të tillë, anëtarët e të cilit janë drejtorët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Drejtorisë së Policisë, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Shefat e Shtabit të Ushtrisë i Malit të Zi, Departamenti i Inteligjencës Ushtarake dhe Sigurisë Kombëtare dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Mbikëqyrjen e Sigurisë të Ministrisë së Brendshme./Insajderi.com