Abazoviq: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid

Abazoviq: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pasi ministri i Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposaviq, i cili i pyetur nëse ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, iu përgjigj duke thënë “jam gati kur të vërtetohet pa dyshim”, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e Tribunalit të Hagës dhe gjykatve ndërkombëtare të drejtësisë, përcjell Insajderi.

Në një postim në Tëitter, Abazoviq ka shkruar se në Srebrenicë është kryer gjenocid, ndërsa ka shtuar se Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha gjyqet ndërkombëtare.

Sipas tij, kushdo që nuk e kupton një gjë të tillë, s’ka vend në institucione të këtij shteti.

“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Në këtë pikë ska çfarë diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviq.

Deklarata e ministrit Vladimir Leposaviq ka shkaktuar reagime të dhunshme nga publiku në Mal të Zi.

Reagim pa pasur edhe nga Bashkimi Evprian, ndërsa partia Liberale (LP) ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit Leposaviq sepse, siç thanë ata, për shkak të “qëndrimeve të turpshme” në lidhje me Srebrenicën që ai ka shprehur në Parlamentin e Malit të Zi./Insajderi.com