
Zëvendëskryeministri në qeverinë e Malit të Zi pritet që nesër të vizitojë Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Ai do të ketë takim me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Maqedonisë Veriore, Artan Grubi.
“Ju njoftojmë se nesër, me datë 10.03.2021 (e mërkurë) me fillim në ora 11:00, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi do të pret në takim pune zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq” njoftojnë nga kabineti i Grubit. /Insajderi.com