Abazoviq pas arrestimit të Nrekiq: Qeveria e përcaktuar që t’u japë fund abuzuesve

Abazoviq pas arrestimit të Nrekiq: Qeveria e përcaktuar që t’u japë fund abuzuesve

Zëvendësministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Ulqinit dhe katër zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, njofton Insajderi.

Abazoviq thotë se duhet t’i lihet në dorë gjykatës për të konstatuar se si ata kanë arritur fitoret në zgjedhje, duke shtuar se qeveria është përcaktuar që t’u japë fund abuzuesve.

“Kryetari i Ulqinit që është kryetar i DPS-së lokale, bashkë me disa zyrtarë të tjerë është arrestuar. Arsyeja – punësimi partiak”.

“T’ia lëmë gjykatës që ta vërtetojë se si i kanë arritur fitoret në zgjedhje. Kjo është e qartë për qytetarët”.

“Qeveria është e përcaktuar që t’u japë fund të gjithë abuzuesve”, ka thënë ai. /Insajderi.com