Abazoviq: Qeveria e ka derën e hapur për shqiptarë e boshnjakë

Abazoviq: Qeveria e ka derën e hapur për shqiptarë e boshnjakë

Politikani shqiptar që drejton Lëvizjen Qytetare “URA”, në Malin e Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se është i kënaqur me mënyrën sesi po zhvillohen negociatat për krijimin e Qeverisë.

Ai për gazetën malazeze, Vijesti, tha se Qeveria e ka derën e hapura për shqiptarë e boshnjakë.

“Qeveria e re do të ketë boshnjakë dhe shqiptarë. Askush nuk po pretendon të përfaqësojë popuj të caktuar. Të gjitha partitë e pakicave e kanë derën hapur,” tha ai.

Abazioviq nuk e konfirmoi ato që po qarkullojnë në media se ai do të jetë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Malit të Zi.

Pas 30 viteve në shtetin fqinjë do të krijohet një Qeveri pa Milo Gjukanoviqin i cili i fitoi zgjedhjet e fundit me një përqindje shumë të vogël, e pamjaftueshme për ta formuar Qeverinë. /Insajderi.com