
Kryetari i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma në Malin e Zi, Dritan Abazoviq, ka folur rreth formimit të qeverisë së re, njofton Insajderi.
Abazoviq është optimist se muajin e ardhshëm vendi do të bëhet me ekzekutiv të ri, duke thënë se “Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor”.
“Formimi i qeverisë, shpresoj për disa javë”, tha ai në një intervistë për Alsat-M.
“Besoj se çdo gjë ka me mbaru në një mënyrë paqësore dhe demokratike”.
Ndërkohë javën tjetër pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.
“Jena duke zhvillu bisedime për ditë dhe tani për tani çdo gjë po shkon me rregull. Nesër do të takohemi me kryetarin e parlamentit rreth seancës së parë zyrtare ku duam të verifikohen mandatet pastaj të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit”. shpjegoi ai. “Mundemi me prit që ajo seancë me qenë në fillim ta javës së ardhshme”./Insajderi.com