Abazoviq uron pavarësinë e Kosovës

Abazoviq uron pavarësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar përvjetorin e 13 të pavarësisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Me këtë rast Abazoviq shpreh dëshirën e tij për bashkëpunim që do të sillte përfitime për qytetarët e të dyja vendeve.

Siç raporton e përditshmja serbe ‘Tanjug’, Abazoviq këtë urim i ka dërguar ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrit në largim, Avdullah Hotit dhe misionit diplomatic të Prishtinës në Podgoricë.

“Duke pritur përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e të dy vendeve”, raportohet të ketë thënë ndër tjerash në urimin e zëvendëskryeministrit malazez.

Në përvjetorin e saj të 13-të si shtet, Kosova ka pranuar telegrame urimi edhe liderët e vendeve të QUINTIT, shumica prej të cilave kanë uruar që sa më shpejt të shohin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. /Insajderi.com