
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mirëpritur ardhjen e 24 mijë dozave të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.
Abbott mes tjerash ka përgëzuar Ministrinë e Shëndetësisë, OBSH-në, Kombet e Bashkuara dhe të gjithë donatorët që e bënë të mundur arritjen e këtyre vaksinave.
“Sonte ne mirëpritëm mbërritjen e 24,000 vaksinave të para # COVAX në. Bravo për Ministrinë e Shëndetësisë, WHO gavi UNKosovoTeam dhe donatorët që e bënë këtë të ndodhte. Jam krenar që Mbretëria e Bashkuar luajti pjesën tonë, me mbi £500 milion mbështetje për Covax”, është shprehur Abbott./Insajderi.com