Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, mmbasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se kjo ditë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, njofton Insajderi.
Ai ka deklaruar se këto sakrifica duhet nderuar përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur dhe demokratike.
Në një postim në Twitter, Abbott është shprehur se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë Kosovës.
“Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë”, ka shkruar Abbott./Insajderi.com