Mosmiratimi i Projektkodit Civil në Kuvendin e Kosovës ka zhgënjyer ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abbott
Abbott në reagimin e tij kritikuar edhe gjuhën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës.
Ai theksoi se si në këtë Projektkod, ashtu edhe në debat paralmentar është e rëndësishme që gjuha e përdorur të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë komunitetin LGBTI+.
Për mosmiratimin e këtij Projektkodi ka reaguar dje edhe Zyra e BE-së në Kosovë.
Ndryshe në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar projekt Kodi i ri Civil përmes së cilit parashihej të lejohej bashkëjetesa mes gjinive të njëjta.
Pas shumë debateve rreth këtij projektkodi, 29 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan kundër, kështu duke shënuar mazhorancën.
Ndërsa 28 të tjerë ishin pro, kurse 4 deputetë abstenuan./Insajderi.com