Abbott takohet me ministrin Mehaj, ofron mbështetje për FSK-në

Abbott takohet me ministrin Mehaj, ofron mbështetje për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të enjten ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Ky i fundit e ka uruar Mehajn për marrjen e detyrës duke shprehur vullnetin të plotë për bashkëpunim të ngushtë nga pozitat respektive, njofton Insajderi.

Ndërsa, ministri Mehaj ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për Mbretërinë e Bashkuar në ofrimin e mbështetjes së madhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe për të arriturat e përgjithshme.

“Mbështetjen e deritashme në fushën e arsimimit dhe stërvitjes si dhe forma tjera, Ministri Mehaj e vlerësoi shumë të rëndësishme realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale   të ndëveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së.

Nga ana e tij, ambasadori Abbott, premtoi se Mbretëria e Bashkuar, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë mbështetjen dhe partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në mënyrë që të realizohen me sukses të plotë objektivat me planet tona të bashkëpunimit bilateral”, thuhet në komunikatën për medie të ministrisë.

Në fund, të dy janë pajtuar që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve mike në fushën e mbrojtjes./Insajderi.com