Abbott uron kosovarëve Bajramin, bën thirrje për mbrojtje në kohë pandemie

Abbott uron kosovarëve Bajramin, bën thirrje për mbrojtje në kohë pandemie

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, njofton Insajderi.

Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, Abbott, ka thënë se këtë vit Bajrami po festohet në rrethana të ndryshme, ndërsa e rëndësishme është që këtë vit të ruhemi nga pandemia Covid-19, që është shkaktuar.

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë atyre që e festojnë, në Kosovë dhe më larg, gëzuar Kurban Bajramin. Këtë vit, kjo festë e shenjtë po shënohet në rrethana shumë të ndryshme, dhe është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë. Ju uroj të gjithëve paqe, begati dhe shëndet të mirë”, ka shkruar ambasadori Abbott.

Përveç tij, sot edhe krerët e institucioneve shtetërore kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët që festën e Kurban Bajramit ta festojnë në shtëpi, në mënyrë që të mos përhapet më shumë virusi Corona. /Insajderi.com/

Dëshiroj t’u uroj të gjithë atyre që e festojnë, në Kosovë dhe më larg, gëzuar Kurban Bajramin. Këtë vit, kjo festë e…

Posted by Nicholas Abbott on Friday, July 31, 2020