Abbott viziton Abdixhikun: I dëgjova planet e tij për të ardhmen e LDK-së

Abbott viziton Abdixhikun: I dëgjova planet e tij për të ardhmen e LDK-së

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, mëngjesin e së mërkurës ka vizituar zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e ri të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, përcjell Insajderi.

Për takimin mes tyre Abbott ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se kanë diskutuar për planet e Abdixhikut për të ardhmen e LDK-së si dhe për rolin konstruktiv të opozitës që presin ta kenë.

“Unë i ofrova Lumirit urimet e mia gjatë kafes këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Abdixhiku gjatë ditës së sotme (e mërkurë) pritet të takohet me Grupin Parlamentar të LDK-së, lidhur me konstituimin e institucioneve./Insajderi.com

I offered Lumir my congratulations over coffee this morning and heard about his plans for the future of the LDK and the constructive opposition role they expect to play

Posted by Nicholas Abbott on Wednesday, March 17, 2021