Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku, ka thënë se askush nuk guxon t’i shtyjë zgjedhjet lokale.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi të hënën kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se “nëse do të pyetej ai do të shtyheshin zgjedhjet lokale, për shkak të situatës me pandeminë”.
Por, Abdixhiku shtoi se këtë “nuk e pranojnë, se tolerojnë e as nuk e durojnë”.
“Numrat zgjedhor nga terreni, që po i shohim e ndjejmë të gjithë, duket se kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë. Prandaj dhe flirtojnë me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, si masë e fundit dëshpëruese për parandalimin e rrënimit politik që po i pret”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Ftoj të gjitha partitë opozitare, shoqërinë civile, mediet e botën akademike të rreshtohen në një front refuzues ndaj tendencës për të prekur zgjedhjet si themel të demokracisë, nga një pushtet dëshpërues që po teston secilin kufi”, përfundoi kryetari i LDK-së.
Zgjedhjet lokale parashihet të zhvillohen më 17 tetor të këtij viti. /Insajderi.com